Në Ditën e Komunitetit Egjiptian, Kryeministri Kurti takoi disa përfaqësues të komunitetit

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e premte, 24 qershor 2022

Në këtë takim ishte edhe kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi i cili është edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Xhevdet Neziraj, Fazli Stollaj, Hysnije Berisha, Arjeta Shala, Aida Morina dhe Valmir Rama. Në këtë takim u bisedua për pozitën e komunitetit egjiptian në shoqëri.

Me rastin e 24 Qershorit, Ditën e Egjiptianëve në Kosovë, disa përfaqësues nga komuniteti janë pritur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim ishte edhe kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi i cili është edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Xhevdet Neziraj, Fazli Stollaj, Hysnije Berisha, Arjeta Shala, Aida Morina dhe Valmir Rama. Në këtë takim u bisedua për pozitën e komunitetit egjiptian në shoqëri.

Duke vlerësuar bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm, Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e gjendjes socio- ekonomike të këtij komuniteti.

Kryeministri potencoi nismat e Qeverisë që do të ndikojnë në rritjen e mundësive për edukim dhe punësim të komunitetit egjiptian. Ai veçoi bursat për studime në Fakultet të Edukimit dhe në drejtime të tjera të studimeve, si dhe hapin e rëndësishëm drejt realizimit të kuotës për punësim në institucione, vendimin për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2022 - Fazli Stollaj