24 Qershori manifestohet me përfitues të shtëpive dhe aktivist nga komuna e Klinës dhe Istogut

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e diel, 23 qershor 2024

24 Qershori manifestohet me përfitues të shtëpive dhe aktivist nga komuna e Klinës dhe Istogut

Manifestimin për 24 Qershorin, ditën memoriale të komunitetit Egjiptian, IRDK e ka filluar me vizita te disa nga familjet përfituese nga programi për ndërtimin e shtëpive nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi, me bashkëpunëtor i kanë vizituar familjet Bajramaj, Shaqiri, Ganaj nga komuna e Istogut dhe familjet Lani, Abazaj, Litaj nga komuna e Klinës. Kryetari Krasniqi gjatë vizitës është interesuar për cilësinë e ndërtimit të shtëpive dhe për gjendjen sociale dhe mënyrën e përballimit të sfidave të këtyre familjeve skamnore.

Kryetari Elbert Krasniqi me bashkëpunëtor, në mbrëmje i ka takuar për të bashkëbiseduar dhe për të festuar me bashkëpunëtor dhe aktivist nga Klina dhe Istogu. Jetesa e bazuar në mirëqenie dhe barazi është prioritet i IRDK-së, dhe si e tillë tashmë është integruar në prioritetet qeveritare.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj