Partneriteti politik, domosdoshmëri për barazi dhe dinjitet

Irdk

Fazli Stollaj

e diel, 03 mars 2024

Dihet se partneriteti mes palëve arrihet përmes interesave të palëve, por në këtë rast është e vështirë të saktësohet se cili ishte interesi. Partneriteti u vendos përmes qëndrueshmërisë tonë ndaj parime që i kishim vendosur që në fillim të njohjes tonë të parë, që si duket Kryeministri Albin Kurti i peshon dhe i vlerëson shumë.

Tani kur së shpejti bëhen tri vite qeverisje të Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, është me rendësi të potencohen disa fakte, të cilat kanë të bëjnë me komunitetin tonë.
          -  Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk ka paragjykime për komunitetet jo shumicë në Kosovë, pra as për komunitetin Egjiptian. Kjo dëshmohet me faktin që për herë të parë në Qeverinë e Kosovës iu besua drejtimi i një Ministrie të rëndësishme, ministrit Elbert Krasniqi. Emërimi i ministrit erdhi si rezultat i një partneriteti të krijuar përgjatë një viti më parë. Partneriteti u ndërtua shumë thjeshtë - nuk kishte pazare për pozita dhe nuk morëm pjesë në një përmbysje të vullnetit të popullit në vitin 2020, kur u ngrit një Qeveri e pa ligjshme dhe jo legjitime.
          - Kryeministri Albin Kurti i beson dhe e mbështet ministrin Elbert Krasniqi në realizimin e punëve të shumta të ministrisë që kanë të bëjnë me Komunat e Kosovës dhe në realizimin e projekteve të rëndësishme për komunitetin. Ministri Elbert Krasniqi, i mbështetur nga Kryeministri Albin Kurti, ishte shtylla kryesore e planifikimit dhe ekzekutimit të shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore.
          - Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti i bënë trajtim meritor komunitetit Egjiptian. Këtë mënyrë të trajtimit e kishim kërkuar shumë gjatë, prej fillimit të organizimit tonë politik, por nuk e bëri asnjë Qeveri. I jep hapësirë dhe besim brenda  Qeverisë përmes drejtimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe drejtimin e dy Drejtorive Komunale në dy Komuna. Ndanë Buxhet për mbështetje të projekteve shumë të rëndësishme për komunitetin, si: ndërtimi i shtëpive, bursa për student, ndërtim të rrugëve e ujësjellësit. 
          - Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i njeh meritat e komunitetit Egjiptian të Kosovës. Njohja e meritave të komunitetit Egjiptian ishte kërkuar që nga organizimi jonë politik por nuk kishte ndodh. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me 24.06.2021, ndër të tjera thekson: “Komuniteti Egjiptian ndër vite jeton në këto troje dhe së bashku me popullsinë shumicë ndau fatin e mirë e të keq edhe për shkak të afërsisë kulturore e gjuhësore. Vetëm gjatë viteve '90, edhe nxënësit e komunitetit egjiptian ishin përzënë nga shkollat, shumë punëtorë ishin përjashtuar nga puna për shkak të solidarizimit në grevat e organizuara nga sindikatat, ndërsa gjatë viteve të luftës, '98-'99, kishin viktima civile, por edhe pjesëtarë të UÇK-së që luftuan për çlirimin e Kosovës”.
          - Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti udhëhiqet nga parimi i vendosjes së Barazisë në shoqëri. Kjo është përparësi madhore për komunitetit tonë për shkak se barazia përherë ka munguar. Në veçanti, kjo është e rëndësishme për shkak se pabarazia sociale mund të balancohet nga masat që Qeveria po i merre dhe që pritet që në të ardhmen të jenë edhe me specifike për probleme të veçanta. Deri me tani, kemi pa masat për e financimit të kuzhinave popullore, subvencionimi i lehonave, fëmijëve, faturave të rrymës dhe masat e shumta gjatë pandemisë. Është shpresëdhënëse paralajmërimi për reformimin e skemave sociale, që aktualisht nuk janë të rregulluara drejt.

Marrë parasysh disa fakte që arrita t'i veçoj më lartë, konsideroj se me këtë Qeveri, për herë të parë, trajtohemi si partner. Dihet se partneriteti mes palëve arrihet përmes interesave të palëve, por në këtë rast është e vështirë të saktësohet se cili ishte interesi. Partneriteti u vendos përmes qëndrueshmërisë tonë ndaj parime që i kishim vendosur që në fillim të njohjes tonë të parë, që si duket Kryeministri Albin Kurti i peshon dhe i vlerëson shumë. Për shkak se partneriteti politik është bazamenti i krijimit të mundësive reale për të ndërmarrë veprime të dobishme, atëherë shpresat për arritje të barazisë në shoqëri mbesin në horizont.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj