Përçarjet nuk na sjellin asnjë të mirë

Irdk

Fazli Stollaj

e enjte, 29 shtator 2022

Për herë të parë në këtë Ministri, projektet që bashke financohen nga Ministria, donatorët dhe Komunat, kanë përfshirë projekte me fokus komunitetet. Asnjë herë kjo nuk ka ndodh në Qeveritë e mëparshme.

Sa herë që ndodhin emergjenca, nga zjarri apo nga uji, përgjigja institucionale është shumë e ngadaltë në ofrimin e ndihmës për këto raste. Kosova, për këto dy dekada, nuk ka ndërtuar mekanizma adekuat për intervenime emergjente. Për derisa nuk sigurohen objektet e banimit nga kompanitë e sigurimit, institucionet e vendit duhet të ndajnë fonde të veçanta për këto raste emergjente.

Vërshimet nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, gjatë këtij muaji, i dëmtuan më së shumti familjet e komunitetit Egjiptian në Gjakovë, në lagjen ‘’Shotë Galica’’ në Brekoc. Mjafton që të mos ndalet shiu gjatë natës dhe këto familje të kërcënohen nga ujërat e rrëmbyeshëm. Vërshimi i shpeshtë i shtëpive nga ujërat e rrëmbyeshëm reflekton edhe gjendjen e të jetuarit e një pjese të komunitetit. Prandaj të jesh përfaqësues i komunitetit që rrezikon të vërshohët sa herë që bije shi, është punë shumë më e vështirë se sa të jesh përfaqësues i shumicës.

Në Qeverinë e Kosovës e kemi, për herë të parë, një Ministër nga komuniteti Egjiptian. Ai është caktuar Ministër për të qeverisur me Ministrinë e Pushtetit Lokal, me 38 komuna të Kosovës. Ministri ka përgjegjësi të mëdha në mbikëqyrjen e ligjshmërisë së vendimeve te të gjitha komunave të Kosovës, me zhvillimin e politikave që avancojnë shërbimet komunale dhe përballje e përditshme me problemet e pushtetit lokal. Për herë të parë në këtë Ministri, projektet që bashke financohen nga Ministria, donatorët dhe Komunat, kanë përfshirë projekte me fokus komunitetet. Asnjë herë kjo nuk ka ndodh në Qeveritë e mëparshme. Projektet financohen nga Ministria por implementohen nga Komunat. Në vitin e kaluar, shumica e projekteve janë realizuar. Por pasi që kishim zgjedhjet lokale, disa nga këto projekte nuk janë realizuar dhe disa nuk janë finalizuar tërësisht. Kjo është përgjegjësi e komunave. Edhe në këtë vit janë nënshkruar marrëveshje me komunën e Lipjanit, Rahovecit, Istogut, Klinës, Pejës, Obiliqit, Shtimës për projekte në vlerë rreth 1 milion euro që përmirësojnë infrastrukturën e banorëve të komunitetit Egjiptian e Ashkali. Asnjë projekt kapital nuk është financuar nga Qeveritë e kaluara kur kemi pas nga 2 zëvendës ministra.

Sot, nëse je pozicionuar kundër Qeverisë, je i mirëseardhur në shumicën e mediumeve të Kosovës. Edhe nëse je një ish deputet, që sot nuk qon kurrfarë peshe, ke hapësirë të mjaftueshme në emisione, vetëm për të bërë një titull për klikime.

Prandaj përpjekjet për të dezinformuar opinionin lidhur me punën e ministrit Elbert Krasniqi nga ish përfaqësuesit e komunitetit tonë, janë shpërthime emocionale nga praktikat e bazuara në të bërit politikë me inat.

Komuniteti Egjiptian i Kosovës nuk duhet të udhëhiqet nga politika e inateve, që është instaluar në vitin 2014. Duhet injorohen të gjithë ata politikan që nxisin urrejtje e ndarje përmes shkrimeve në facebook e studio televizive, sepse përçarjet nuk i sjellin asnjë të mirë popullit. Ka shumë probleme me varfërinë, pabarazinë, identitetin etnik, prandaj inati duhet të zëvendësohet me urtësi. 


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj