Shpesh
herë politika tanë kthehet në një teatër të madh, ku aktorët politikanë Egjiptian
shajnë, fyejnë njëri-tjetrin si aktorë profesionistë. 6 vitet e fundit te
politikes se partive tona politike përveç se na kanë prodhuar një pafundësi
sharjesh dhe fyerjesh, po ashtu na kanë sjellë një mori batutash, të cilat kanë
lënë me gojë hapur të gjithë ata që i kanë dëgjuar. Lideri tan ose pelikanët
tan duhen të jene njerëz te dëshmuar gjatë viteve të tëra , në mesin e
shoqërisë , si te drejtë, human, te ditur, shkencorë, te sinqertë, te qetë, te
dashur për njerëzit, pa borxhe ndaj njerëzve, besnik, te afërt me njerëzit,
modest, komunikativ, besimtar, te mirë nëse nuk qëndron besnik ndaj Zotit të
tij, atëherë dyshohet besnikëria e tij ndaj popullit të tij.
Nuk
mundet të jetë politikan, nëse e joshë pozita e të qenurit lider. Njeriu nuk
duhet të pretendon apo të tenton të bëhet politikan, sepse atëherë më nuk është
politikan por bëhet lider, personi i tillë kërkohet nga populli që të udhëheqë
me popullin. Kur flas për liderin, e kam fjalën për liderin e popullit, e jo të
ndonjë partie politike apo të ndonjë grupi të çfardoqoftë. Me të ngjitur në
vendin udhëheqës , apo me të emruar për të udhëheqë popullin , lideri duhet të
i shikon njerëzit me syrin e mëshirës. Ai më është lokomotiva tërheqëse e
popullit. Nuk ka kohë për të shijuar butësinë e foteles, sepse të qenurit
udhëheqës i popullit nuk donë të thotë të kënaqesh me postin duhet të ndjehet
si shërbëtorë I popullit, e kurrsesi si sundues i tij. Lideri i popullit duhet
të interesohet për gjendjen e çdo individi në popull, për gjendjen e familjes,
për gjendjen shoqërisë në përgjithësi. Lideri duhet të vepron në modelin e të
ngjiturit përpjetë në aspekt të drejtimit të popullit, e kurrsesi në modelin e
tatëpjetës. Ai kurrë nuk duhet të jetë i kënaqur me të arriturat eventuale.
Lideri(politikani) i mirë është i hapur me të gjithë ata që vërtetohet se ia
duan të mirën popullit. Lideri gjithashtu nuk guxon të bie pre e ngacmimeve,
etiketimeve, shpifjeve. Për liderin shumë me rëndësi është politika e
prioriteteve. Ai për një kohë të shkurtër, duhet të reflekton shenja pozitive
të të udhëhequrit, përndryshe , shpejt do ta humbë besimin nga populli, dhe
kështu do të krijohen ndasi në mesin e popullit, që për pasojë do të jene
konflikte familjare ,mosmarrëveshjet, grindjet etj.
Puna e tij duhet të jetë sa më transparente në raport me qytetarët, sepse në
këtë mënyrë nuk len hapësirë dyshimeve
Kreu i prioriteteve të liderit, pamëdyshje them që është çështja e arsimit.
Arsimi është fusha ose themeli mbi të cilin mundë të ndërtohen të gjitha vlerat
e lartëpërmendura. Arsimimi i mirëfilltë i gjeneratave është paraardhësi i
shkencës, shkenca është paraardhësi i ekonomisë së fortë, ekonomia e fortë
është paraardhësi i politikës stabile, poltika stabile paraqet ambient stabil
për jetë të mire, paqësore dhe dinjitoze. Lideri nuk duhet t’u ligjëron
popullit për gjërat të cilat do t’i bënë në të ardhmen, por duhet t’i njofton
me arritjet, duke i faleminderuar qytetarët, sepse në fakt qytetarët janë krahu
i punës, dhe gjithçka në shtet, lideri më nuk është lider duke bere politika ne
fejsbook me premtime e me rrena, por duhet të zbret me vrap nga pozicioni i
liderit.