Albin Kurti viziton lagjen Sefë në Gjakovë

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e enjte, 28 janar 2021

Gjatë kësaj vizite Albin Kurti ka takuar shumë qytetarë të kësaj lagje dhe ka vizituar disa prej bizneseve të komunitetit Egjiptas që e zhvillojnë veprimtarinë në këtë lagje. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është pritur nga strukturat e IRDK-së dhe qytetarë të komunës së Gjakovës ku ka paraqitur shkurtimisht pikat programore të Qeverisë në ardhje

Në kuadër të fushatës së zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen me 14.02.2021, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me bashkëpunëtor, në koordinim me kryetarin e IRDK-së Elbert Krasniqi, ka vizituar lagjes Sefë në Gjakovë. Gjatë kësaj vizite Albin Kurti ka takuar shumë qytetarë të kësaj lagje dhe ka vizituar disa prej bizneseve të komunitetit Egjiptas që e zhvillojnë veprimtarinë në këtë lagje. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është pritur nga strukturat e IRDK-së dhe qytetarë të komunës së Gjakovës ku ka paraqitur shkurtimisht pikat programore të Qeverisë në ardhje. Albin Kurti ndër të tjera ka theksuar se Qeveria të cilën do të drejton ai do të ndihmon më së shumti ata që më së shumti kanë nevojë. AI gjithashtu theksoi se të gjithë burra e gra, të rinjë e pleq, qytetar e fshatar, të pasur e të varfër, me 14 shkurt do të jenë të barabartë. Prandaj ai i ftoj të gjithë që të dalin në votime me 14 shkurt pasi që këto zgjedhje janë referendum.

Në këtë takim ka folur edhe kryetari Elbert Krasniqi dhe zëvendës kryetari Fridon Lala. Të pranishmit kanë bërë komente dhe pyetje.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2021 - Fazli Stollaj