Irdk

Me rastin e 24 Qershorit IRDK organizon tryezë diskutimi

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e mërkurë, 24 qershor 2020

Nëse dikush pretendon të bëjë integrimin e të tjerëve kjo nënkupton se ai nga lartë i vendos atje poshtë, pra ka shtrirje vertikale, ndërsa gjithëpërfshirja është barazi, është shteti social dhe ka shtrirje horizontale, ka thekuar ndër të tjera z.Albin Kurti

Me rastin e 24 Qershorit, ditës së Egjiptianëve të Ballkanit, Partia Egjiptiane IRDK, në Prishtinë organizoi tryezë diskutimi me temën “Integrim apo Gjithëpërfshirje”.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë anëtarë të Kryesisë së IRDK-së, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje z.Albin Kurti, deputet nga grupi parlamentar i LVV dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Zëvendëskryetari i IRDK-së z.Fridon Lala ka kontribuar në këtë tryezë lidhur me Konceptualizimin e nocionit të Integrimit dhe Gjithëpërfshirjes dhe ka konkluduar se gjthëpërfshirja është ajo që duhet t’i ndodh komunitetit Egjiptian sepse kjo ofron barazi. Rreth gjendjes së përgjithshme të komunitetit Egjiptian në Kosovë ka folur z.Fazli Stollaj i cili duke ofruar shifra konkrete ka kokluduar se gjendja e komunitetit Egjiptian në Kosovë nuk është e mirë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje z.Albin Kurti ka dhënë kontribut të veçantë lidhur me gjendjen e Egjiptianëve në Kosovë dhe adresimin institucional të problemeve. Ai ndër të tjera theksoi se kur dikush varfërohet kjo ndodh për shkak se dikush tjetër pasurohet në kurriz te të varfërve, nëse dikush pretendon të bëjë integrimin e të tjerëve kjo nënkupton se ai nga lartë i vendos atje poshtë, pra ka shtrirje vertikale, ndërsa gjithëpërfshirja është barazi, është shteti social dhe ka shtrirje horizontale, ka thekuar ndër të tjera z.Albin Kurti.

Kryetari i IRDK-së z.Elbert Krasniqi ka uruar komunitetin Egjiptian për festën e 24 Qershorit dhe ka folur për përfaqësimin politik të komunitetit Egjiptian dhe vizioni politik i IRDK-së. Në tryezë kanë kontribuar edhe z.Xhevdet Neziraj, z.Muharrem Asllani, deputetet z.Rexhep Selimi, deputetja znj.Mimoza Kusari Lila, znj.Saranda Bogujevci, deputeti z.Hajrulla Çeku dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2020 - Fazli Stollaj