IRDK fillon fushatën zgjedhore

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e enjte, 26 shtator 2019

Barazia sociale, Arsimimi, Punësimi, Mbështetja e Bizneseve deh mbështetja në infrastrukturë janë prioritetet kryesore të IRDK-së.

IRDK ka zgjedhur që fushatën zgjedhore të fillon në Istog. Në praninë e rreth 150 simpatizantëve të IRDK-së, është shpalosur programi zgjedhor i IRDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit. Kryetari i IRDK-së z.Elbert Krasniqi ka deklaruar se ka ardhur koha për t’i dhënë fund përfaqësimit të keq që zgjati më shumë se 5 vite. Kryetari Krasniqi është zotuar që do IRDK mbetet e përkushtuar për adresimin e problemeve të shumta të komunitetit. Barazia sociale, Arsimimi, Punësimi, Mbështetja e Bizneseve deh mbështetja në infrastrukturë janë prioritetet kryesore të IRDK-së. Edhe zëvendës kryetari i IRDK-së z.Fridon Lala ka paraqitur vizionin e qartë të IRDK-së për të përfaqësuar komunitetin në Parlamentin e Kosovës.

Të pranishmit kanë dëgjuar edhe paraqitjen nga kandidatëve të IRDK-së që vijnë nga komuna e Istogut. Luljeta Shabaj, Fazli Stollaj, Smajl Zikolli, Albiona Halimaj dhe suad Musollaj janë kandidat për deputet nga komuna e Istogut.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2025 - Fazli Stollaj