Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK prezanton listen me kandidatë për deputet

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e diel, 15 shtator 2019

Optimizëm të madhë treguan kryetari i partisë z. Elbert Krasniqi, kryetari i Këshillit Drejtues z. Mustafë Myrtaj, ish-deputeti z. Xhevdet Neziraj, z. Fazli Stollaj e z. Muharrem Asllani

Me datën 15.09.2019 në Gjakovë, Partia Egjiptiane - IRDK, ka bërë prezantimin e listës e 24 kandidatëve të çertifikuar të cilët do të garojnë për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, 8 prej të cilëve do të jenë nga gjinia femrore.

Të pranishëm ishin strukturat e IRDK-së nga të gjitha degët, duke përfshirë Pejën, Gjakovën, Istogun, Fushë Kosovën, Klinën dhe Rahovecin.

Partia Egjiptiane - IRDK mburret me listën për kandidatë për deputet, sepse në të ka kuadro të kualifikuar deri në kandidatë për doktoraturë, njerëz të ndershëm dhe të dëshmuar për kontributin në të mirë të popullit Egjiptian.
Lista e kandidatëve do i prijë kryetari i Partisë Egjiptiane - IRDK, z. Elbert Krasniqi, për të vazhduar me Fridon Lala, Elzana Dervishi, Mustafë Myrtaj dhe të tjerët.

Optimizëm të madhë treguan kryetari i partisë z. Elbert Krasniqi, kryetari i Këshillit Drejtues z. Mustafë Myrtaj, ish-deputeti z. Xhevdet Neziraj, z. Fazli Stollaj e z. Muharrem Asllani të cilët në fjalën e tyre u shprehen të bindur në rezultate pozitive nga zgjedhjet e 6 Tetorit.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2019 - Fazli Stollaj