Irdk

Mobilizohen strukturat e Partisë Egjiptiane – IRDK

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e diel, 28 korrik 2019

Zëvendës kryetar i IRDK-së, është zgjedhur z.Fridon Lala, zëdhënës i IRDK-së është zgjedhur z.Astrit Shala dhe për pozitën e Përgjegjësit për Financa është zgjedhur z.Skender Qorri

Sot në Gjakovë, nën kryesimin e z.Mustaf Myrtaj, është mbajtur Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Egjiptiane – IRDK. Në këtë mbledhja janë plotësuar pozita e zëvendës kryetarit të partisë, zëdhënësit të partisë dhe Udhëheqësit të financave të partisë. Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për situatën aktuale politike dhe diskutime të ndryshme.

Pas propozimeve të Kryetarit të partisë z.Elbert Krasniqi, për pozitën e zëvendës kryetarit të IRDK-së, është zgjedhur z.Fridon Lala. Zëdhënës i IRDK-së është zgjedhur z.Astrit Shala dhe për pozitën e Përgjegjësit për Financa është zgjedhur z.Skender Qorri.

Kryetari Elbert Krasniqi gjatë diskutimit ka falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë në strukturimin e IRDK-së. Tani kur i kemi të gjitha pozitat e zgjedhura, ne jemi të kompletuar dhe të gatshëm që të hyjmë në zgjedhje për të fituar kësaj radhe. Entuziazmin që po e shoh në Gjakovë, ku këtu janë gjysma e Egjiptianëve të Kosovës, gjithsesi që do të triumfoj me fitore theksoi kryetari Elbert Krasniqi.

Zëvendës kryetari i sapo zgjedhur z.Fridon Lala shprehu respektin për të gjithë ata të cilët dhanë kontribut për mbrojtjen e komunitetit dhe për ata të cilët  shpërfaqen vlerat e komunitetit. Ne do t’i vendosim vlerat tona individuale dhe grupore në funksion të avancimit të pozitës sonë, theksoi zëvendës kryetari i posa zgjedhur.

Në këtë mbledhje me diskutime kanë kontribuar edhe z.Mustaf Myrtaj, Astrit Shala, Sali Berisha, Gazmend Dervishi, Ali Gashi, Fazli Stollaj, Ramë Berisha, Bujar Morina, Abedin Neziraj dhe të tjerë. Në takim ka marrë pjesë edhe Lendrit Qeli nga shoqëria Civile i cili ka bërë një analizë të gjendjes poltitike dhe gjendjen e komunitetit. Gjithashtu mysafir ishte edhe Armend Behluli shef i Zyrës për Komunitete në komunën e Gjakovës i cili prezantoj gjendjen e komunitetit në këtë komunë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2019 - Fazli Stollaj