Sot, me datën
30.06.2022 në Pejë, është mbajtur Mbledhja e Kuvendit të VIII-të zgjedhor e
IRDK-së. Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryesuesi i Kuvendit Mergim
Neziraj ka mbajt një fjalë hyrëse. Ai theksoi se në këto 21 vite të
funksionimit të IRDK-së, kemi kaluar nëpër situata të ndryshme ku me idetë dhe
veprimet tona kemi ndërtuar një vizion për komunitetin tonë. Në këto vite të
funksionimit të IRDK-së u angazhuan të ri e të reja, aktivist nga të gjitha
moshat e nga të gjitha komunat e Kosovës, veprimtarë të diasporës nga Gjermania
e Zvicra. Për këto 21 vite në IRDK janë angazhuar intelektual e patriot. Disa
prej tyre sot nuk janë në mesin tonë. Sot në mesin tonë nuk është Ibish
Bajrami, Imer Alija, Ramiz Zizaku, të cilët u nderuan me një minutë heshtje.
Kryetari i
IRDK-së, ministri Elbert Krasniqi ka përkujtuar vështirësitë, sfidat dhe të
arriturat e IRDK-së për katër vitet e kaluara. Ai ka theksuar se gjatë këtyre
viteve kemi bërë punë të mira por edhe kemi bërë edhe gabime, jemi të njëjtit
sikur para katër viteve por ka edhe ndryshime. Ai ka përmendur sfidat dhe
vështirësitë me të cilat sot ballafaqohet komuniteti Egjiptian dhe faktin se
jemi pjesë e Qeverisë dhe me të gjitha mundësitë tona po bëjmë përpjekje për të
ndihmuar komunitetin.
Zëvendës kryetari
i IRDK-së, deputeti Fridon Lala ka theksuar se në IRDK erdhi para dy viteve dhe
kemi fituar dy palë zgjedhje. Strukturat organizative të IRDK-së duhet të
funksionojnë më mirë ka theksuar zëvendëskryetari i IRDK-së Fridon Lala.
Kuvendi zgjedhor
i IRDK-së ka diskutuar dhe ka miratuar ndryshime statutore të cilat janë
vlerësuar që gjatë periudhës së kaluar kanë qenë të pa nevojshme ose kanë
shkaktuar vështirësi në funksionimin e organeve të IRDK-së.
Kuvendi zgjedhor
i IRDK-së ka paraqitur vetëm një propozim për kryetar të IRDK-së dhe në mënyrë
unanime Kryetar i IRDK-së është zgjedhur Elbert Krasniqi.
Në punimet e
Kuvendit zgjedhor është miratuar deklarata politike me këtë përmbajtje:
‘’ Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës,
partia e parë politike nga radhët e komunitetit Egjiptian në Kosovë, pas 21 viteve
të veprimtarisë, vazhdon të angazhohet me mjete politike për avancimin e
pozitës së Egjiptianëve në shoqërinë e Kosovës.
Ne u jemi
mirënjohës themeluesve të IRDK-së, të cilët në fillet e funksionimit të IRDK-së
kishin për mision mbrojtjen e qenies tonë.
Jemi mirënjohës
të gjithë atyre që u mblodhën rreth IRDK-së, në veçanti diasporën tonë për
kontributin e tyre për organizimin politik të komunitetit.
Mirënjohës për
aktivistët tanë që për këto vite punuan për të ndihmuar pjesëtarët e Egjiptianëve
në Kosovë për mirëqenie, arsimim e barazi me të tjerët.
Mbi bazamentin e
ndërtuar të IRDK-së në 21 vitet e funksionimit, IRDK në katër vitet e ardhshme
do të jetë e përkushtuar për:
-
Forcimin e strukturave organizative të
IRDK në funksion të transparencës, efikasitetit dhe funksionimit demokratik.
-
Pasurimin e programit politik të IRDK-së
në frymën socialdemokrate.
-
Partneritet me partitë socialdemokrate
me qëllim të shkëmbimit të përvojave.
-
Përfaqësimin e komunitetit në institucionet
e Kosovës me qëllim të barazisë sociale, rritje të nivelit të arsimimit,
punësimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Bashkëpunimin me partitë politike dhe shoqërinë civile të
komunitetit Egjiptian në Shqipëri, Maqedoni dhe vende tjera të rajonit‘’.