Në prag të 24 Qershorit, Kryeministri i Kosovës takohet me përfaqësuesit të komunitetit Egjiptian

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e martë, 21 qershor 2022

Në tryezën e përbashkët në të cilën morën pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilija Redžepi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Republikës, z.Fridon Lala, këshilltarja e kryeministrit znj.Elizabeth Gowning, përfaqësues politikë, përfaqësues të institucioneve e të shoqërisë civile si dhe shërbyes civil.

Në prag të 24 Qershorit, Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me gjendjen e komunitetit Egjiptian.

Në tryezën e përbashkët në të cilën morën pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilija Redžepi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Republikës, z.Fridon Lala, këshilltarja e kryeministrit znj.Elizabeth Gowning, përfaqësues politikë, përfaqësues të institucioneve e të shoqërisë civile si dhe shërbyes civil.

Kryeministri i Kosovës theksoi se ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me komunitetin gjatë vitit, i cili për nga bashkëpunimi politik me siguri ishte në nivel të shkëlqyeshëm, por edhe me komunitetin përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, ku natyrisht që mund të bëjmë shumë punë të mira në të ardhmen, tha kryeministri në hapje të tryezës së organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Duke i falënderuar për kontributin shumë të vlefshëm në ndërtimin e Kosovës, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje edhe për gatishmërinë e përfaqësuesve të komunitetit për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e Kryeministrit.

Kryeministri ka përmendur realizimin e kuotës për punësim në institucione, bursat për 100 nxënës për studime në fakultetin e Edukimit, 500 bursa për student.

Në këtë takim kanë diskutuar edhe zëvendëskryeministrja e Kosovën Emilija Redzepi, Ministri i MAPL Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala, të cilët kanë përmendur hapat konkret të Qeverisë, problemet që e preokupojnë komunitetin si dhe pengesat për zyrtarizimin e 24 Qershorit në Ligjin për festat zyrtare. Kanë diskutuar edhe ërfaqësues të shoqërisë civile Mirjeta Qehaja, Gazmend Qyqalla, dhe shërbyesit civil si shefi i Zyrës për komunitete në Rahovec Lendrit Qeli, shefi i Zyrës për komunitete në Gjakovë Armend Behluli të cilët kanë shprehur konsiderata për Qeverinë e cila është e gatshme që të dëgjoj dhe kanë shprehur opinionet e tyre për problemet aktuale siç është banimi, varfëria, papunësia dhe probleme tjera të komunitetit Egjiptian në Kosovë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2022 - Fazli Stollaj