Kuvendi i VIII-të
zgjedhor i IRDK-së, dega në Istog, ka mbajtur mbledhje në të cilën janë
zgjedhur strukturat drejtuese të kësaj dege në komunën e Istogut. Kryetari i
deritanishëm i degës së IRDK-së në Istog, Abedin Neziraj ka përmendur
zhvillimet kryesore në katër vitet e fundit sa e ka drejtuar këtë degë. Ai ka
përmendur zvogëlimin e dallimeve politike, fitoren në dy palë zgjedhje parlamentare
të mbajtura në vitin 2019 dhe 2021 dhe pakënaqësinë me rezultatin e zgjedhjeve
lokale që u mbajtën në fund të vitit të kaluar. Ai falënderoj shumë të gjithë
bashkëpunëtoret e Kryesisë së degës që punuan gjatë kësaj periudhe dhe
kryetarin e IRDK-së për mirëkuptimin që ka treguar.
Përmes votimit të
fshehtë, kryetar i degës së IRDK-së në Istog është zgjedhur Lush Çukaj, i cili
deri më tani ka ushtruar pozitën e nënkryetarit të degës. Nënkryetar i parë
është zgjedhur Valmir Rama, Nënkryetar i dytë është rizgjedhur Smajl Zikolli
dhe Sekretare Organizative është zgjedhur Valbona Hajrizaj.
Kuvendi i VIII-të
zgjedhor gjithashtu ka zgjedhur 15 anëtarë të Kryesisë dhe 15 delegatë të cilët
do të përfaqësojnë degën e Istogut në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor.
Në punimet e Kuvendit ka
marrë pjesë edhe deputeti Fridon Lala dhe Zyrtari Financiar i IRDK-së Skender Qorri.