Shënohet 21 vjetori i themelimit të IRDK-së

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e shtunë, 12 mars 2022

Në 21 vjetorin e themelimit të IRDK-së, në Gjakovë, në prani të aktivisteve të IRDK-së është shënuar kjo ditë e veçantë për IRDK-në dhe për komunitetin Egjiptian.

Në 21 vjetorin e themelimit të IRDK-së, në Gjakovë, në prani të aktivisteve të IRDK-së është shënuar kjo ditë e veçantë për IRDK-në dhe për komunitetin Egjiptian.

Kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi, theksoi se 21 vite të ekzistimit të IRDK-së janë të gjata për veprimtari politike të cilat pa dyshim se kanë lënë gjurmë në historinë e komunitetit Egjiptian. Ai ka kujtuar themeluesit e IRDK-së, Beslim Hotin, Avdulla Qafanin, vëllezërit Kerrshi, Ibish Bajramin, Imer Alijaj, Gazmend Dervishi, Ramë Berisha e shumë veprimtar tjerë të cilët patën guximin që në kohë shumë të vështira të marrin përgjegjësi për komunitetin.

Edhe deputeti Fridon Lala ka kujtuar veprimtarët e parë politik të cilët kanë lënë trashëgimi politike te gjeneratat e reja të cilët e kanë rrugën e trasuar për veprimtari politike në dobi të komunitetit.

Në këtë manifestim kanë folur edhe themeluesit e IRDK-së, Xhevdet Neziraj, Ramë Berisha dhe Fazli Stollaj.

Në këtë datë të rëndësishme për IRDK-në ka filluar funksionimi i zyrës së degës së IRDK-së në Gjakovë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj