Imer Alijaj përkujtohet në tetë vjetorin e ndarjës nga jeta

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e premte, 04 mars 2022

Imer Alija vdiq në moshën 55 vjeçare, me 4 Mars të vitit 2014. I përhershëm mbetet kujtimi për Imer Alijaj një ndër themeluesit e IRDK-së dhe intelektual e vizionar i rrallë në mesin e komunitetit tonë.

Sot janë bërë tetë vite që është ndarë nga jeta Imer Alijaj. Kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi, me bashkëpunëtor dhe familjar kanë bërë homazhe te varri ku pushon tash e tetë vite Imer Alijaj. Tetë vite janë të gjata por neve na duket se dje është ndarë nga ne Imeri, theksoi kryetari Elbert Krasniqi. Ai shtoi se vetë fakti që ky vend ka qenë i vogël për njerëzit që i dhanë lamtumirën e fundit tregon se Imeri ishte njeri i dashur për të gjithë.

Imer Alijaj kishte studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe kishte diplomuar duke fituar gradën e inxhinierit të makinerisë. Ai e dha kontribut të veçantë në LDK gjatë viteve të '90 duke qenë aktiv në strukturat e ndërtuara të asaj kohe. Në vitin 1999 me guximin e tij doli në mbrojtje te të drejtave lirive të popullit të tij duke qenë themelues i Shoqatës ''Shqiptaro-Egjiptiane''. Imeri me vizionin e tij ndërtoi koncepte të qarta programore në IRDK duke e trasuar rrugën e Egjiptianëve të Kosovës në integrim në institucione të Kosovës, në promovimin e identitetit kombëtar dhe në avancimin e pozitës së tyre në shoqërinë e Kosovës.

Imer Alija vdiq në moshën 55 vjeçare, me 4 Mars të vitit 2014. I përhershëm mbetet kujtimi për Imer Alijaj një ndër themeluesit e IRDK-së dhe intelektual e vizionar i rrallë në mesin e komunitetit tonë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2022 - Fazli Stollaj