Sot në
vendlindjen e tij në Pejë ka arritur nga Gjermania trupi i pajetë i Ramiz
Zizakut. Në praninë e familjareve, bashkëpartiakëve, miqëve dhe shokëve, në një
mbledhje komemorative të organizuar nga IRDK, është përkujtuar jeta dhe veprat
e Ramiz Zizakut.
Ministri i
MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka revokuar kujtime nga e kaluara e përbashkët me
Ramizin dhe ka dhënë vlerësimet e tij nga këndvështrimi i bashkëpartiakut të
Ramizit. Ai kishte burrëri, në rend të parë dhe i përkushtuar për komunitetin e
tij sepse ai e donte popullin e tij, ka theksua ministri Krasniqi.
Në këtë takim
lamtumirës ka folur edhe deputeti i IRDK-së në Parlamentin e Kosovës, Fridon
Lala, Xhevdet Neziraj, Fazli Stollaj dhe familjarët e Ramiz Zizakut.
Në fund është
shfaqur një video e punuar nga familja e Ramizit që përmbante fotografi e video
nga momente të periudhave të ndryshme të jetës së Ramiz Zizakut.
Ramiz Zizaku
është varrosur në ora 15:00, në prani të shumë miqëve e familjarëve, në
varrezat e qytetit të tij të lindjes në Pejë.