Mundësitë e bashkëpunimit të subjekteve politike në Zgjedhjet Lokale

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e shtunë, 19 qershor 2021

Pas më shumë se 20 vite të organizimit politik të komunitetit është shumë reale që drejtuesit e subjekteve politike të kenë arritur pjekuri politike për të vepruar drejt në interes të komunitetit.

Duke e ditur rëndësinë e zgjedhjeve lokale të këtij viti, Kryesia e IRDK-së në mbledhjen e mbajtur me datën 29.05.2021 ka diskutuar për zgjedhje dhe ka vendosur që të bëhet thirrje spektrit politik që përfaqësojnë komunitetit Egjiptian-Ashkali që të diskutohet për mundësinë e bashkëpunimit në këto zgjedhje. Duke ditur se shpërndarja e votuesve në pesë subjekte nuk sjell asnjë dobi në zgjedhjet lokale, IRDK ndien përgjegjësi që këtë çështje të diskutoj dhe të kërkoj forma të përshtatshme që votuesit e komunitetit tonë të mos mbesin pa përfaqësim lokal.

Me ftesë të IRDK-së është mbajtur takimi  i parë me datën 08.06.2021 ku është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes subjekteve politike IRDK, PAI, PLE, PDAK dhe LpB në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Në këtë takim të gjithë jemi pajtuar që bashkëpunimi është ide e mirë dhe është përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike. Në këtë takim jemi pajtuar që të takohemi me datën 15.06.2021 për të diskutuar për modalitetet e bashkëpunimit.

Me datën 15.06.2021, përfaqësuesit e IRDK, PAI, PLE dhe LpB, të cilët kanë marrë pjesë në takim, kanë shpalosur në vija të përgjithshme parimet mbi të cilat mund të bashkëpunojmë në zgjedhjet lokale.

IRDK konsideron se bashkëpunimi më i mirë i pesë subjekteve politike në zgjedhjet lokale është lidhja e koalicionit parazgjedhor në të paktën dhjetë komuna ku është i koncentruar komuniteti egjiptian-ashkali. Koalicioni duhet të ketë një emër, p.sh. Lëvizja e Bashkuar e Egjiptianëve dhe Ashkalive dhe bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit përcaktohen listat e kandidatëve për asamble për secilën komunë.

Të gjitha detajet e funksionimit të koalicionit gjatë procesit parazgjedhor dhe pas zgjedhor mund të specifikohen në Marrëveshjen e cila do të nënshkruhej nga pesë subjektet politike.

Kushtet e paraqitura në takimin e dytë nga PLE, të cilat edhe i kanë bërë publike, janë kushte për të mos arritur marrëveshje. Është e ditur se subjektet tona politike janë në rivalitet në mes veti. Përkundër rivalitetit të ashpër që mund të ekzistoj, IRDK nuk e përjashton asnjërën prej pesë partive politike që të lidhë koalicion. Vetëm ulja e flamujve partiak në zgjedhjet lokale garanton sukses në politik bërjen e komunitetit.

IRDK konsideron se bashkëpunimi për zgjedhjet lokale është i mundshëm. Afati i fundit për regjistrim të koalicioneve është data 30 qershor prandaj ne do të bëjmë përpjekje që të arrimë marrëveshje para afatit të përcaktuar.

Të gjitha partitë që përfaqësojnë komunitetit Egjiptian-Ashkali i kemi ftuar dhe i ftojmë edhe publikisht që me datën 22.06.2021 të takohemi në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë dhe të prirë nga parimet e barazisë së të gjitha subjekteve politike të diskutojmë detajet e bashkëpunimit të mundshëm.

Për të kontribuar për këtë takim, IRDK iu kemi dërguar draft marrëveshjen për koalicion parazgjedhor në mes subjekteve politike IRDK, PAI, PLE, PDAK dhe LpB.

Pas më shumë se 20 vite të organizimit politik të komunitetit është shumë reale që drejtuesit e subjekteve politike të kenë arritur pjekuri politike për të vepruar drejt në interes të komunitetit. 


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj