Sot, me ftesë të kryetarit
të IRDK-së, është mbajtur takimi i përbashkët i përfaqësuesve të partive
politike që përfaqësojnë komunitetin Egjiptian dhe Ashkali: IRDK, PAI, PLE,
PDAK dhe LpB. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit të
këtyre subjekteve politike në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të
këtij viti. Të gjithë përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike janë pajtuar
që në ditët në vijim të provojnë të gjejnë modalitetet e bashkëpunimit në
mënyrë që dallimet në mes partive të mos jenë shkaktar i mos përfaqësimit të
komunitetit në nivelin komunal.
Të gjithë
përfaqësuesit e partive janë dakorduar që të takohen me datën 15.06.2021 ku do
të prezantohen qëndrimet lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje
bashkëpunimi në zgjedhjet lokale.