IRDK përfaqësuese e vetme në Legjislaturen e VIII-të e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e enjte, 04 mars 2021

Fitorja e IRDK-së do të reflektohet me angazhim të madh të përfaqësuesve në institucione për të përmirësuar jetën e komunitetit Egjiptas dhe për të mirën e Republikës së Kosovës.

IRDK do të jetë pjesë e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës si përfaqësuese e vetme e komunitetit Egjiptas. IRDK në zgjedhjet e e mbajtura me 14 shkurt 2021 ka siguruar 3305 vota dhe ka dalë partia më e votuar e komunitetit Egjiptas. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të na përfaqëson kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi. IRDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar me 38 kandidatë për deputet.

Kryesia e IRDK-së falënderon të gjithë votuesit e IRDK-së në Kosovë dhe diasporë, të gjithë kandidatët dhe aktivistet, të cilët u angazhuan për këtë fitore të madhe të IRDK-së. Fitorja e IRDK-së do të reflektohet me angazhim të madh të përfaqësuesve në institucione për të përmirësuar jetën e komunitetit Egjiptas dhe për të mirën e Republikës së Kosovës.



Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj