Me rastin e 24
Qershorit, ditës së Egjiptianëve të Ballkanit, Partia Egjiptiane IRDK, në Prishtinë
organizoi tryezë diskutimi me temën “Integrim apo Gjithëpërfshirje”.
Në këtë tryezë kanë
marrë pjesë anëtarë të Kryesisë së IRDK-së, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje
z.Albin Kurti, deputet nga grupi parlamentar i LVV dhe përfaqësues të shoqërisë
civile.
Zëvendëskryetari i
IRDK-së z.Fridon Lala ka kontribuar në këtë tryezë lidhur me Konceptualizimin e
nocionit të Integrimit dhe Gjithëpërfshirjes dhe ka konkluduar se gjthëpërfshirja
është ajo që duhet t’i ndodh komunitetit Egjiptian sepse kjo ofron barazi. Rreth
gjendjes së përgjithshme të komunitetit Egjiptian në Kosovë ka folur z.Fazli
Stollaj i cili duke ofruar shifra konkrete ka kokluduar se gjendja e
komunitetit Egjiptian në Kosovë nuk është e mirë. Lideri i Lëvizjes
Vetëvendosje z.Albin Kurti ka dhënë kontribut të veçantë lidhur me gjendjen e
Egjiptianëve në Kosovë dhe adresimin institucional të problemeve. Ai ndër të
tjera theksoi se kur dikush varfërohet kjo ndodh për shkak se dikush tjetër
pasurohet në kurriz te të varfërve, nëse dikush pretendon të bëjë integrimin e
të tjerëve kjo nënkupton se ai nga lartë i vendos atje poshtë, pra ka shtrirje
vertikale, ndërsa gjithëpërfshirja është barazi, është shteti social dhe ka
shtrirje horizontale, ka thekuar ndër të tjera z.Albin Kurti.
Kryetari i IRDK-së
z.Elbert Krasniqi ka uruar komunitetin Egjiptian për festën e 24 Qershorit dhe ka
folur për përfaqësimin politik të komunitetit Egjiptian dhe vizioni politik i
IRDK-së. Në tryezë kanë kontribuar edhe z.Xhevdet Neziraj, z.Muharrem Asllani,
deputetet z.Rexhep Selimi, deputetja znj.Mimoza Kusari Lila, znj.Saranda Bogujevci,
deputeti z.Hajrulla Çeku dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.