Përkujtohet veprimtari Mujë Qakolli

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e hënë, 07 janar 2019

Në varrezat e qytetit në Pejë, Kryesia e partisë Egjiptiane – IRDK e prirë nga kryetari Elbert Krasniqi, bashkë me familjarë, kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit Mujë Qakollit.

Në 10 vjetorin e ndarjes prej jetës së veprimtarit Mujë Qakolli, Kryesia e Partisë Egjiptiane – IRDK, në bashkëpunim me familjen Qakolli kanë përkujtuar jetën dhe veprën e veprimtarin nga Peja, Mujë Qakolli.

Në varrezat e qytetit në Pejë, Kryesia e partisë Egjiptiane – IRDK e prirë nga kryetari Elbert Krasniqi, bashkë me familjarë, kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit Mujë Qakollit. Kushtrim Qakolli, i biri i Mujë Qakollit i falënderoj të pranishmit dhe revokoj kujtime dhe porosi që kishte lenë prindi sidomos për arsimimin e brezave të rijnë në familje dhe në komunitet.

Mustaf Myrtaj, Kryesues i Këshilli Drejtues dhe një nder bashkë veprimtaret e Mujë Qakollit, pasi foli për personalitetin e Mujës, ndër të tjera theksoi se, në kohën kur i ndjeri Mujë Qakolli punonte për Egjiptianët shumica e njerëzve tanë as që kanë guxuar të deklarohen Egjiptian, prandaj nëse dikush ka merita të mëdha për komunitetin tonë, ai është Mujë Qakolli.

Xhevdet Neziraj duke përkujtuar veprën e Mujë Qakollit, ai theksoi se Muja ishte personalitet që ka ditur të gjykoj drejt në secilën situatë. Ai edhe në momente të vështira e porositi popullin se në cilin krah duhet të rreshtohen, dhe për këto veprime janë lenë edhe dëshmi të kohës.

Pas homazheve, Kryesia e Partisë Egjiptiane – IRDK dhe familjaret kanë vazhduar me një takim ku janë revokuar kujtime për Mujë Qakollin dhe është biseduar për situatën aktuale të komunitetit.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj