Sfida e zgjedhjeve Lokale

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e mërkurë, 23 gusht 2017

Në Pejë Z. Avdyl Berisha do të jetë kandidati i IRDK-ës në listën e PDK-ës për asamblenë Komunale, ndërkaq në Istog IRDK-në në lista të LDK-ës do ta përfaqëson z. Lush Qukaj.

Të nderuar anëtar të Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, në takimin e Këshillit Drejtues të datës 14.07.2017, diskutuam për rrugëtimin e mëtejmë të partisë pas zgjedhjeve të Qershorit, për kundër faktit që nuk arritëm të jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës, mbështetja që ju dha IRDK-ës në disa komuna të Kosovës, ne na obligon që të sforcojmë angazhimin tonë dhe të sillemi të përgjegjshëm karshi anëtarësisë sonë.

Në konsultime me Kryesinë e Partisë dhe Kryetarët e degëve, për zgjedhjet lokale të tetorit, ne vendosëm të marrim pjesë vetëm në tri komuna të Kosovës, ku numri i pjesëtarëve të komunitetit egjiptian është më i madh dhe mundësit e përfaqësimit është me real. Gjakova, Peja dhe Istogu janë komunat në të cilat me 22 Tetor ne do të kemi përfaqësues të subjektit tonë në Kuvendet Komunale.

Në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të IRDK-ës, komunikimin e parë  me anëtarët e partisë dhe bashkëkombësit e fillova me fjalinë “Sfida e zgjedhjeve Lokale”, për faktin se për herë të parë zgjedhjet lokale në Kosove na gjejnë të ndarë në dy subjekte politike. Ndarja në dysh nuk është meritë e IRDK-ës, por përgjegjësi e atyre  që në rend të parë kanë interesin e tyre personal.

Fazli Stollaj, me 5 Gusht 2017 në  një shkrim të tij na rikujtoj se si në vitin 2013 IRDK si parti parlamentare u angazhua realisht në bashkim me LEK-un në mënyrë që vota e komunitetit të mos ndahet dhe të mos rrezikohen përfaqësimi lokal i egjiptianeve. Ishte një thirrje e sinqertë e Fazlis dhe një mesazh tjetër ku na rikujton se si duhet të sillet një parti fituese dhe një lider i mirëfilltë.

Injorimi i kësaj thirrje, Kryesinë e IRDK-ës e mobilizuan në gjetjen e formulave adekuate të përfaqësimit të komunitetit në komunat e Kosovës, rezultatet e zgjedhjeve nacionale  të Qershorit  në as një komunë të rrafshit të Dukagjinit nuk na garanton përfaqësim lokal. Kryesitë Lokale e Degëve në Gjakove, Pejë dhe Istog me pëlqimin e Nivelit Qendror vendosën që në Gjakovë, IRDK të garojë e vetme, në Pejë arritëm partneritet me Partin Demokratike të Kosovës dhe në Istog me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në Pejë Z. Avdyl Berisha do të jetë kandidati i IRDK-ës në listën e PDK-ës  për asamblenë Komunale, ndërkaq në Istog IRDK-në në lista të LDK-ës do ta përfaqëson  z. Lush Qukaj.

Partneriteti me këto subjekte politike të mazhorancës, është një fakt tjetër i vlerësimit që i bëhet komunitetit në përgjithësi dhe IRDK-ës  në veçanti për ndershmëri dhe profesionalizëm.

IRDK, është subjekti i parë politik në historinë e egjiptianëve në Ballkan, e cila egjiptianeve u bëri realitet të drejtën për t’u zgjedhur jo vetëm për te zgjedh. Ky partneritet është një standard tjetër politik të cilën e caktojmë së bashku me anëtarësinë tonë.

Të respektuar egjiptian, me 22 tetor fillon një epokë e re politike për IRDK-në. Neve na mbetet të mbështesim z. Skender Qorri dhe listën e bashkëpunëtoreve të tij në Gjakovë, z. Avdyl Berishën në Pejë dhe Z. Lush Qukaj në Istog në mënyrë që të kemi përfaqësim në kuvendet komunale dhe zyrtar të tjerë politik e shërbyes civil në këto komuna.

Të mbështesim kandidatët e IRDK-ës. Të kthejmë përfaqësimin në komuna.

Me respekt

Elbert Krasniqi

U.D. Kryetar i IRDK-së


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj