Katër vite janë të gjata

Irdk

Fazli Stollaj

e diel, 19 shtator 2021

Komuniteti ynë duhet të votoj kandidatët për kryetar komune të cilët publikisht ofrojnë program për komunitetin. Ata kandidat të cilët i bëjnë publike platformën politike e vizitat e tyre te komuniteti dhe i sugjerojnë që të zgjedhin asambleistin nga partia e tyre, vërtetë meritojnë përkrahje

Zgjedhjet Lokale janë treguesi më i mirë i fuqisë politike të partive tona. Subjektet politike nuk kanë marrë mësim nga jo përfaqësimi komunal në  tetë vitet e fundit. Dikur, para vitit 2013, komuniteti Egjiptas dhe Ashkali ishte i përfaqësuar në Gjakovë, Pejë, Istog, Fushë Kosovë, Ferizaj, Lipjan. Në këtë mandat, që po përfundon, u tkurr vetëm në Fushë Kosovë dhe Lipjan.

Në qershor të këtij viti, IRDK i ftoj në takime të gjitha partitë e komunitetit. Takimet e thirrura të IRDK-së ishin nxitur nga zëra të arsyeshëm brenda partisë të cilët interesin partiak nuk e peshonin me interesin e komunitetit. U mbajtën tri takime dhe në fund nuk u arrit marrëveshje. Draft marrëveshja e ofruar nga IRDK është në këtë link. Mësimi i vetëm pas katër viteve do të jetë Iniciativa ‘’Ndryshe’’ e Fushë Kosovës, e cila është koalicion në mes të PAI, IRDK dhe PDAK.

Për shkak të mos emancipimit tonë politik, komuniteti ynë ftohet që të votoj për kandidatët e shpërndarë nëpër shumë subjekte politike. Kandidatët për kryetar komune nuk hezitojnë të nënshkruajnë marrëveshje e të bëjnë teatër bashkë me personazhet politik të komunitetit, sa për të mbetur ‘’aktiv’’ në politikë.

Komuniteti ynë duhet të votoj para se gjithash për kandidatet për asamble komunale në mënyrë që të kthehet përfaqësimi. Duhet të votohen ata kandidat që vërtetë marrin përgjegjësi për të përfaqësuar interesat e komunitetit për katër vitet e ardhshme. Nuk duhet të votohen kandidatët të cilët janë në lista vetëm për të ushqyer egon e liderit të tyre.

Komuniteti ynë duhet të votoj kandidatët për kryetar komune të cilët publikisht ofrojnë program për komunitetin. Ata kandidat të cilët i bëjnë publike platformën politike e vizitat e tyre te komuniteti dhe i sugjerojnë që të zgjedhin asambleistin nga partia e tyre, vërtetë meritojnë përkrahje.

Ka kohë të mjaftueshme deri me 17 Tetor kur votohet. Deri atëherë do të kemi oferta të shumta. Duhet të kemi kujdes.

Zgjedhja për të votuar është e drejtë e secilit prej neve. Katër vite janë të gjata.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj