Mbahet mbledhja e parë e Kryesisë për vitin 2020

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e diel, 12 janar 2020

Ne si parti përfaqësuese e komunitetit Egjiptian në Kuvendin e Republikës së Kosovës jemi ithtarë dhe përkrahës të çdo bashkëpunimi dhe iniciative që për qëllim kanë avancimin e pozitës së komunitetit në shoqërinë kosovare.

Në mbledhjen e Kryesisë së IRDK-së, të mbajtur me 12.01.2020, është diskutuar lidhur me dokumentin e hartuar nga grupi punues që përmbledh nevojat e komunitetit që duhet adresuar te institucionet e Kosovës dhe për zhvillime tjera politike. Pas diskutimeve të anëtareve të Kryesisë, është miratuar dokumenti me nevoja të identifikuara dhe kërkesa specifike për trajtim nga Qeveria e Kosovës dhe Draft Marrëveshja për pjesëmarrje të IRDK-së në koalicionin Qeveritar i cili është hartuar nga Grupi punues i përberë nga Fridon Lala, Fazli Stollaj, Mustafë Myrtaj, Muharrem Asllani dhe Mergim Neziraj. Para anëtarëve të Kryesisë, Kryetari i IRDK-së ka paraqitur raportin e shpenzimeve financiare gjatë fushatës zgjedhore. Në këtë rast Kryesia e IRDK-së falënderon publikisht degën e IRDK-së në Zvicër dhe Gjermani, gjegjësisht kryetarët e këtyre degëve z.Flamur Ajetaj dhe z.Afrim Kryeziu, për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore.

Për t’i shmangur keqkuptimet lidhur me disa deklarata të PLE-së në rrjetet sociale, ku është apostrofuar IRDK, Kryesia e IRDK-së vendosi që për opinionin të jep disa sqarime në këtë

Komunikatë

Ne si parti përfaqësuese e komunitetit Egjiptian në Kuvendin e Republikës së Kosovës jemi ithtarë dhe përkrahës të çdo bashkëpunimi dhe iniciative që për qëllim kanë avancimin e pozitës së komunitetit në shoqërinë kosovare. Ne i bëjmë thirrje për përafrim të gjithë aktereve, pa dallim, të cilët punojnë në ngritjen e mirëqenies së komunitetit. Jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi të ndërsjellët, me të vetmin qëllim të pa kompromis, ngritjen e mirëqenies së komunitetit Egjiptian.

Partia Egjiptiane IRDK, fton partinë tjetër të komunitetit Egjiptian, Partinë Liberale Egjiptiane, parti e dalë nga IRDK, që të krijojmë hapësirë bashkëpunuese në të mirë të përfitimit të komunitetit. Ftesat dhe afatet për bashkëpunim të bëra në rrjetet sociale nga ana e PLE-së, IRDK i sheh si qesharake dhe aspak serioze. IRDK është partia e parë politike egjiptiane, është parti serioze dhe ka strukturat e saj. IRDK është e gatshme për bashkëpunim me PLE, mirëpo refuzon kategorikisht të bëhet pjesë e lojës së iniciuar të PLE-së që bashkëpunimin” të asocion me pazar politik.

IRDK përfaqësohet me një deputet në Parlamentin e Kosovës dhe ne kemi hisen tonë të përgjegjësisë politike. Ne kemi obligim ndaj komunitetit që interesat e komunitetit ta vendosim në rend të parë. Deputeti i IRDK-së z.Elbert Krasniqi është takuar me deputetin e PLE z.Veton Berisha për mundësinë e bashkëpunimit sa i përket grupeve parlamentare. Nga këto biseda me të gjithë pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë janë vërejtur përpjekje për të shfrytëzuar vetëm formalisht IRDK-në për interesa personale të grupeve të caktuara të deputeteve. Ne kemi obligim për pozicionimin e duhur politik te IRDK-së dhe nuk i kemi borxh për rahatimin e individëve nga partitë tjera.

IRDK është shumë e interesuar që të bashkëpunoj me PLE dhe PAI për t’u koordinuar në adresimin e nevojave prioritare të komunitetit te Qeveria e Kosovës dhe te institucionet tjera. IRDK është e gatshme që menjëherë të bashkëpunoj me PLE, PAI dhe partitë tjera të komunitetit në mënyrë që të dalim të bashkuar në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

IRDK është e interesuar për bashkëpunim me PLE-në. Konfrontimet dhe tensionet nuk janë instrumentet tona politike. Jemi në pritje të themelimit të Qeverisë së Kosovës për të filluar që të bëjmë punë të mira.

 


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj