Në përkujtim të Imer Alijajt, veprimtar dhe
themelues i IRDK-së, kryetari i Partisë Egjiptiane – IRDK, me bashkëpunëtor dhe
familjar, kanë bërë homazhe te varri i te ndjerit.
Imer Alijaj ishte njeri i mirë për familjen e
tij dhe për komunitetin e tij, theksoi nder të tjera Elbert Krasniqi, kryetar i
Partisë Egjiptiane - IRDK-së.
Nuk mundem të besoj se sa shpejt kanë kaluar
pesë vite kur ne mbetem pa shokun dhe veprimtarin tonë, theksoi Xhevdet
Neziraj.
Imer Alijaj ishte inxhinier i diplomuar i
makinerisë. Ai ishte pjesë e strukturave politike të LDK-së në komunën e Pejës
gjatë viteve ’90. Ishte njeri prej intelektualëve të parë që i doli në mbrojtje
komunitetit të tij në vitin 1999, atëherë kur po rrezikohen në të madhe
ekzistenca e kësaj popullate në Kosovë. Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij,
Ibish Bajrami, Beslim Hoti, Xhevdet Neziraj, Avdulla Qafani, Fatmire Istrefi,
Emin Sefaj, Hasan Kershi, Gazmend Dervishi e veprimtar tjerë, themeluan
Shoqatën Shqiptaro-Egjiptiane, pararendëse të IRDK-së.
Imer Alija vdiq me 4 mars të vitit 2014 në moshën 55
vjeçare. Ai la pas djem e vajza dhe shumë miq të cilëve në këtë ditë të
gjithëve po iu mungon.