Informim nga Tubimi me Anëtarët e degës se Partisë Egjiptiane IRDK Dega në Zvicër

Irdk

Vllaznim Saku

e mërkurë, 27 shkurt 2019

Thirren gjithë ish anëtaret e IRDKs dhe ata qe dëshirojnë qe kjo parti të na përfaqësoj në parketin e politikes, qysh tani te fillojnë me mbështetjen. Pra me pagim te anëtarësisë dhe mbështetje tjera, sociale e morale.

Te nderuar Anëtarë dhe simpatizues të Partisë Egjiptiane - IRDK Dega ne Zvicër.

Informim nga Tubimi i mbajtur me 24.02.2019, Anëtarët e degës se Partisë Egjiptiane IRDK Dega ne Zvicër.

Me angazhimin e tyre dëshmuan besnikërinë ndaj PARTISË dhe programit te ri. Rezultati:

1. Mbështetja Financiare - U realizua një mbështetje e fuqishme e financimit. Pritet një financim me i fuqishëm, nga shume anëtar tjerë qe nuk ishin prezent dhe normal shumë tjerë qe pajtohen me programin e partisë.

2. Strategjia e punës për këtë vit 2019 - Kërkohet që çdo anëtarë dhe simpatizuesit e tjerë qe nuk ishin në Tubim, te kontaktojnë me sekretariatin e degës. Për koordinim pune. - Anëtarët qe ishin aktiv, vullnetarisht kanë marr detyrën për te rrit rrjetin e Anëtareve. Në këtë kontekst u formua nëndega e partisë Egjiptiane IRDK te degës së Zvicrës për Kantonin Obwalden OW, struktura e nëndegës: Kryetar: Faruk Berisha, Sekretar: Albin Berisha, Arkatar: Turkjan Ibrahimi.

Si mjet pune kemi:

o   Planprogramin e partisë

o   Lufta kundër Korrupsionit

o   Nxënësve e studenteve t’i mundësojmë realizimin e shkollimit.

o   Propaganda politike, është ti kthehet politika reale popullit, e të Largohet politika premtuese.

3. Të ndryshme - U shpreh dëshira që të formohet, një grup intern i cili do merret vetëm për Ndihma Humanitare. Me pëlqimin e gjithë pjesëmarrësve në tubim u zgjedhë Udhëheqësi për Ndihma Humanitare i cili ka mbështetjen e 7antarve tjerë. Po ashtu ky grup humanitar do te bashkëpunon me shoqatat tjera humanitare nëse kërkohet nevoja për bashkëpunim.

- Dega jonë ka bashkëpunua ne dy projekte me Asociacionin Penda e Diturisë, Asociacion ky qe mbështet të rinjtë e Kosovës për shkollimin e tyre. Asociacioni në fillim të këtij viti mbështeti 11 fëmijë për shkollim, me një shumë prej 50euro.

- Kryesia e Partisë Egjiptian dega ne Zvicër u zgjerua, kështu qe ne kryesi te degës u përfshinë: Fatlum Kaliqani, Shaban Imeraj, Nehat Berisha, Hasan Zezaku, Arian Imeraj, dhe Qaush Zikollaj.

- Thirren gjithë ish anëtaret e IRDKs dhe ata qe dëshirojnë qe kjo parti të na përfaqësoj në parketin e politikes, qysh tani te fillojnë me mbështetjen. Pra me pagim te anëtarësisë dhe mbështetje tjera, sociale e morale.

- U paraqiten vërejtje:

 1. Se ku janë ish të ashtu quajturit liderët e IRDKs qe nga themelimi.

 2. Kryesia e ngushtë e degës të jetë me e gjallë ne bashkëpunim me degët tjera.

 

- Thirrja për një manifestim te përbashkët për ditën e Egjiptianëve Kosovar me datën 23 Qershor 2019 në Winterthur. Prapë së bashku me Asociacionin Penda e Diturisë, do kemi rastin te krijojmë një projekt festimi. Prandaj ju Thërrasim qe te kontaktoni me ne dhe te organizojmë: Turnin Futbolli Kupa Egjiptiane Lojëra për rini, lojëra te vjetra, dhe po ashtu koncert . Gjithë ju qe mendoni se doni te kontribuoni ne këtë organizim festimi ju lutem lajmërohuni tek FB Penda e Diturisë të cilët janë përgjegjës kryesor.

Po krijojmë rrugën e ardhmërisë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj