Takohet Këshilli Drejtues i Partisë Egjiptiane IRDK

Irdk

Partia Egjiptiane - IRDK

e shtunë, 22 shtator 2018

Pas diskutimeve të antarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë unanime për Nënkryetarë të Partisë është zgjedhur z.Gazmend Dervishi, për Sekretarë të Përgjithshëm z.Fazli Stollaj dhe Sekretarë Organizativ z.Mergim Neziraj.

Gjakovë, 19 Shtator 2018


Këshilli Drejtues i IRDK-së mbajti takimin e dyte pas kuvendit qendror me këtë agjendë:
- 1. Zgjedhja e pozitave Statutore të Partisë: dy Nënkryearë, një Sekretar i Përgjithshëm, një Sekretar Organizativ, një Përgjegjës i Financave dhe një Zëdhënës;

- 2. Ndryshimi i numërit të anëtarëve të Kryesisë nga maksimum 15 në minimum 15 antarë;

- 3. Votimi i anëtarëve të Kryesisë;

- 4. Koordinimi me kryetarë të Degëve;

- 5. Të ndryshme
Pas diskutimeve të antarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë unanime për Nënkryetar të Partisë është zgjedhur z.Gazmend Dervishi, për Sekretar të Përgjithshëm z.Fazli Stollaj dhe Sekretar Organizativ z.Mergim Neziraj.
Këshilli Drejtuës me Propozim të Kryetarit të Partisë për takimin e radhës ka shtyer zgjedhjen e nënkryetarit tjetër, përgjegjësit të Finacave dhe Zëdhënësit, më qëllim të identifikimit të personave adekuat nga rradhët e antarsisë në Gjakovë.
Duke parë që ka kërkesa që të hapen degë të reja të Parisë Egjiptiane, numri i anëtarëve të kryesisë u miratua që të jetë minimum 15 më qëllim të fuqizimit të Partisë dhe zgjerimit në gjithë territorin e Kosovës.
Kryetari i Partisë z.Elbert Krasniqi, kërkoj nga kryetarët e degëve që të mobilizohen dhe të fillojm me aktivitete, ndërsa nga të pranishimit pati propozim që Kryetari i Partisë në bashkëpunim me Sekretarin Organizativ të dal me një Agjendë të aktiviteteve, çfarë u përkrahë nga të gjithë të pranishmit.
Kryetari i Partisë, për Kryesinë e re propozoj 21 anëtarë dhe pas votimit të Këshillit Drejtues në Kryesi do të jenë:
1. Elbert Krasniqi – Kryetar 
2. Gazmend Dervishi – Nënkryetar 
3. Gjakovë – Nënkryetar 
4. Fazli Stollaj – Sekretar i Përgjithshëm 
5. Mergim Neziraj – Sekretar Organizativ 
6. Gjakovë – Përgjegjës i Financave 
7. Mustafë Myrtaj – Kryetarë i Këshillit Drejtues 
8. Ramiz Zizaku – Koordinator për Diasporen 
9. Xhevdet Neziraj – Anëtar 
10. Beslim Hoti – Anëtar 
11. Muharrem Asllani – Anëtar
12. Skender Qorri – Kryetarë i Degës – Anëtar 
13. Avdyl Berisha – Kryetarë i Degës – Anëtar
14. Abedin Neziraj – Kryetarë i Degës – Anëtar 
15. Ramë Berisha – Kryetarë i Degës – Anëtar
16. Ramadan Hasani – Kryetarë i Degës – Anëtar 
17. Shkelzen Muja – Kryetarë i Degës – Anëtar
18. Kryetari i Degës në Klinë – Anëtar
19. Sali Berisha – Anëtar
20. Bujar Morina – Anëtar 
21. Astrit Shala – Anëtar
Nga të gjithë të pranishmit gjendja momentale politike dhe përfaqësimi i komunitetit Egjiptian në Institutcionet Shtetërore u cilësua në nivelin më të ulët të mundshëm dhe krejt aktiviteti i partisë në pushtet në fokus ka pasurimin në kurriz të përfaqësimit të Egjiptianëve në Kosovë.


Irdk

Ky është web site zyrtar i partisë politike Partia Egjiptiane, IRDK. Të gjitha informacionet e publikuara janë e drejt autoriale e partisë. Administrimi i web site bëhët nga Partia Egjiptiane - IRDK.

Irdk

info@irdk-kosova.org

© 2024 - Fazli Stollaj